Shpërthen Haradinaj, thirrje ndërkombëtarëve: Mjaft me presion ndaj Kosovës

, Shpërthen Haradinaj, thirrje ndërkombëtarëve: Mjaft me presion ndaj Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta devijojë linjën e presionit nga Kosova tek Serbia. Sipas Haradinajt, është Beogradi që po bllokon vazhdimin e dialogut dhe jo Prishtina me taksën ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vazhdon të mos heq dorë nga qëndrimi i tij për taksën ndonëse e pranoi se kërkesa e njëjtë i është bërë në vizitat e fundit nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania e Britania. Ai tha se të gjithë janë aleatë të Kosovës, por se Serbia është ajo e cila nuk është e interesuar për të vazhduar dialogun.

Bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i thotë Serbisë të kthehet në dialog, atëherë i bën presion Kosovës që është më e vogël”.
Sipas Haradinajt, ndonëse kanë qëndrime të ndryshme për taksën, liderët institucionalë në thelb pajtohen për shumë gjëra, siç është platforma për dialog.“Nuk mund të thuash që Kosova s’po flet me një zë kur është platforma, që u votua me ligj”.Ndërkohë, delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë ka qëndruar dje në Bruksel ku i kanë dorëzuar platformën këshilltarëve të përfaqësueses se lartë të BE-së Federica Mogerini. Ky veprim është kritikuar nga Enver Hoxhaj i cili është anëtar i këtij delegacioni, i cili ka thënë se delegacioni shtetëror nuk ka nevojë të takohet me këshilltarë të Mogherinit. Është hera e dytë që delegacioni shtetëror i Kosovës për dialog, ndonëse është thirrur në transparencë udhëton fshehtas në Bruksel./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button