Lutfi Dervishi: Mes Ramës e Kurtit s’ka kimi, si dy vëllezër të hidhëruar. Kemi më shumë mbledhje se punë të kryera

Gazetari nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për mosefikasitet të mbledhjeve të përbashkëta. Ai ka thënë se më shumë ka mbledhje të përbashkëta të dy qeverive se punë të kryera. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka folur edhe për raportet në mes të dy kryeministrave. Sipas Dervishit, raportet e Ramës dhe Kurtit janë si raportet e dy vëllezërve të hidhëruar që në publik përpiqen të duken se nuk kanë probleme me njeri-tjetrin

Gazetari Lutfi Dervishi ka deklaruar se në mbledhjet e përbashkëta në mes të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka më shumë fjalë së punë.

Ai ka thënë se këto mbledhje deri me tani nuk kanë treguar ndonjë efikasitet në thellim të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Dervishi ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria kanë më shumë mbledhje të përbashkëta se punë të kryera.

Me tej, ai ka folur edhe për raportet në mes të kryeministrave. Sipas tij, raportet e Albin Kurtit dhe Edi Ramës janë si raportet e dy vëllezërve të hidhëruar që në publik përpiqen të duken se nuk kanë asnjë problem me njeri-tjetrin.

Dervishi ka thënë se Rama dhe Kurti janë të detyra të bashkëpunojnë. Sipas tij, Rama dhe Kurti do te gjykohen jo nga fjalët dhe gjuha e trupit, por nga veprimet që do të ndërmarrin.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mbledhjen e fundit të përbashkët kanë nënshkruar edhe 19 marrëveshje tjera. Deri me tani kemi mbi 100 marrëveshje të nënshkruar. Cili është vlerësimi i juaj për këto mbledhje ku po nënshkruhen shumë marrëveshje?

Kemi 127 marrëveshje, vetë numri i madh i marrëveshjeve tregon që diçka nuk është në rregull. Pra, nuk është menduar diçka mirë që në fillim. Ne kemi më shumë fjalë se punë, kemi me shumë mbledhje qeverie se punë të kryera.
Aty ku nuk kanë punë qeveritë, integrimi funksionon më mirë, në fushën e artit (muzika, sporti). Ka vetëm një investim të mirë strategjik dhe pak flitet për te: Rruga e Kombit! A kemi ne një plan 10 vjeçar?  A kemi një buxhet të ndarë për punë të mëdha? A kemi një projekt të përbashkët?

Dakordimi kryesor në mbledhjen e fundit ishte ndërtimi i hekurudhës Durrës – Prishtinë. Sa optimist jeni për këtë projekt?

Themi porti i Durrësit (i riu që nuk dihet se kur do të mbarojë) dhe hekurudha Durrës – Prishtinë, por harrojmë që Shqipëria flet prej 20 vjetësh për hekurudhën Tiranë- Aeroport (5-6 km) dhe nuk e ka kryer ende. A kemi projekt që do te eci përpara pavarësisht se kush është në qeveri në Tiranë apo Prishtinë?

Në cilat fusha mendoni se duhet të fokusohet bashkëpunime në të ardhmen ndërmjet dy qeverive?:

Në krijimin e infrastrukturës së përbashkët ligjore, dhe me pas edhe ekonomike, krijimi i një tregu ku çdokush ta ndjej vetën njëlloj si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.

Ballkani i Hapur është një temë që i ndan të dy kryeministrat. Këto qëndrime të kundërta për këtë nisme rajonale, sa mund të ndikojë në raportet në mes të dy vendeve?

Ballkani i Hapur është derivati i katërt i nismave të mëparshme: Marrëveshjes  së tregtisë  së lirë (Banka Botërore); Marrëveshjes  së CEFTA-s; Tregut të Përbashkët Rajonal (Procesi Berlinit); Ballkani Hapur. Pra, kemi të bëjmë me fotokopjen e katërt. Si ide Ballkani Hapur nuk është ide e keqe, por Tirana duhet në fillim të merrej vesh me Prishtinën, me pas të “shkonte” të kryeqytetet e tjera.

Fillimi i kësaj nisme ka dikuar në ftohjen e mëtejshme të raporteve në mes të dy kryeministrave. Cili është vlerësimi i juaj për raportet e dy kryeministrave?

Dukshëm janë si raportet e dy vëllezërve të hidhëruar me njeri-tjetrin që në publik përpiqen të duken se nuk kanë asnjë problem me njeri-tjetrin.

Me herët Kurti ka tentuar të ndërhyn në zgjedhje në Shqipëri, ndërsa tani flitet për një agjendë te Ramës për ta rrezuar Kurtin nga pushteti?

Pjesa e dytë me duket si thashetheme, për pjesën e parë: po shtroj një pyetje: si do te dukej nëse Partia Socialiste do të krijonte një parti Socialiste në Prishtinë dhe do të garonte në zgjedhje?!

Raportet personale të dy kryeministrave, a po reflektohen edhe në raportet në mes të dy shteteve?

Liderët janë të detyruar me hir ose pahir të reflektojnë dëshirën e votueseve, dhe dëshira e votuesve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri është për integrim të dy vendeve.  Rama dhe Kurti do te gjykohen jo nga fjalët dhe gjuha e trupit, por nga veprimet dhe aksionet konkrete që do të ndërmarrin. Është e qartë se mes tyre nuk ka kimi, por janë të detyruar të punojnë bashkë për shkak të “aritmetikes”./m.j

Back to top button