Stublla e Vitisë është Korça e Kosovës

Në 7 mars është dita e mësuesit. Në këtë ditë, në shkollat tona, tradicionalisht flitet për shkollën e parë shqipe, e cila ishte hapur me 7 mars të vitit 1887 në Korçë.

Pak, ose aspak, flitet për shkollën e parë në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila ishte hapur nga Dom Mikel Tarabuluzi në vitin 1905 në Stubëll të Vitisë.

Loading...

Qeveria osmane, e cila kishte kohë që kishte lejuar të funksiononin dhjetëra shkolla në gjuhën serbe përgjatë gjithë Vilajetit të Kosovës, urdhëroi që kjo shkollë të mbyllej menjëherë.


U desh presioni i Vatikanit, Francës dhe Austro-Hungarisë që ky urdhër të kthehej pas. Prandaj, në ditën e mësuesit, Stublla e Vitisë është Korça e Kosovës.
Ministria e Arsimit dhe komunat duhet që Stubllën ta përfshijnë gjithsesi në kuadrin e ekskursioneve edukative, që tradicionalisht zhvillohen nga shkollat tona. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button