Taksa 100%, Reeker thirrje Kosovës për ta hequr: Mund të rrezikoni gjithçka

Ndihmës sekretari i ardhshëm i Shtetit për Europën dhe Azinë, Philip Reeker i bëri edhe një herë thirrje autoriteteve të Kosovës të pezullojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.

Loading...

Reeker tha se: “Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është një mundësi e mirë për zgjidhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin. Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj europiane dhe jo vetëm”, tha zyrtari I larte amerikan.

Kosova, – nënvizoi ai, -nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve”.Reeker ftoi nga ana tjetër edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve.Megjithatë fokusi i diplomatit megjithatë ka qene me se shumti Kosova, dhe në këtë kontekst përmendi mbështetjen amerikane duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i taksës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button