Taksa për produktet serbe, Haradinaj kundër diplomatit të SHBA

Ramush Haradinaj ka përsëritur se dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e taksës për produktet serbe, një deklaratë kjo që ka përkuar me atë të diplomatit amerikan Filip Riker, i cili nga Shkupi tha se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë dëmtuar për shkak të taksës.

Pro vazhdimit të dialogut është shprehur të jetë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj por sipas tij nuk duhet të varet nga taksa e vënë ndaj produkteve serbe. Gatë një vizite në komunën e Gjilanit, Haradinaj ka thënë se janë për të gjetur një mënyrë për vazhdimin e dialogut dhe jo për të prishur raportet me SHBA-në.

Haradinaj edhe nga Gjilani ka hedhur kritika ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington Vlora Çitaku duke thënë se ajo në Uashington nuk po e interpreton drejt situatën rreth taksës në Kosovë.

Loading...

Ndërsa nga Mitrovica kryetari i parlamentit Kadri Veseli ka paralajmëruar se çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në.

Deklaratat ndërmjet krerëve të shtetit për taksën janë ashpërsuar posaçërisht pas presionit të SHBA-së/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button