Thirrja e ambasadorit të BE-së në Tiranë: Nëse nuk zgjidhet ngërçi politik, Shqipëria rrezikon integrimin

, Thirrja e ambasadorit të BE-së në Tiranë: Nëse nuk zgjidhet ngërçi politik, Shqipëria rrezikon integrimin

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri foli sot nga Shkodra edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Sipas tij është një rast i paprecedent djegia në bllok e mandateve parlamentare nga opozita.

Ai ka ftuar palët politike të tregohen të përgjegjshëm dhe të dialogojnë.

“Unioni europian është shumë i qartë gjatë 2 javëve të fundit ndaj situatës në Shqipëri. E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune.

Situata është e paprecedent, kemi folur me të dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë, por pa sukses.

Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë”, tha Soreca.

Ai u shpreh se i ka kërkuar qeverisë që të dialogojmë.

“I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetarëve. BE mbështet interesat e qytetarëve të Shqipërisë. Situata në vend minon këtë dëshirë të 93 % të qytetarëve shqiptarë për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë.

Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratike”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button