Tradita e lyerjes së nuses ilire në prag të zhdukjes

, Tradita e lyerjes së nuses ilire në prag të zhdukjes

Përgatitja e nuses fillon me lyerjen e fytyrës me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vijat me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit. Tre rrathët e artë që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta.

Pikturimi i fytyrës së nuseve është traditë e lashtë e trashëguar deri në ditët e sotme në fshatin Lubinjë e Poshtme të Rajonit të Zhupës. Sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes pasi që vetëm një grua 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja, sipas traditave të tyre, shkruan faqja zyrtare e CHwB.

Përgatitja e nuses fillon me lyerjen e fytyrës me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vijat me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit. Tre rrathët e artë që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta. Këto linja simbolizojnë rrugët të cilat njeriu i kalon gjatë jetës së vet. Rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button