Turisti, leksion shqiptarëve. Pastron mbeturinat në Parkun Kombëtar të Lurës (VIDEO)

Nëse unë mundem, edhe ti mundesh”. Ka qenë mjaft domethënës gjesti dhe mesazhi i përcjellë nga një turist i huaj që ka shijuar bukuritë e parkut kombëtar të Lurës, por jo plehrat e hedhura aty.

“Ndodhem në njërin prej parqeve më të vizituara e më të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë”, thotë ai në videon e hedhur në rrjetet sociale.

Loading...

Por, ndërsa flet për natyrën e rrallë të parkut, turisti tregon sesi ka gjetur aty edhe mbeturina, përfshirë ato plastike.

“Kjo është çmenduri, shikoni këtu. Le ta pastrojmë këtë vend”, shprehet i huaji që vesh dorezat e nis të pastrojë zonën ku ndodhet. Në fund, mbush një qese plot.

Videoja është praktikisht një mesazh sensibilizimi për atë që mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë e që i ka rënë padyshim në sy mjaft të huajve të cilët e vizitojnë Shqipërinë të joshur nga natyra e saj e bukur. Shumica e komentuesve e kanë përshëndetur veprimin e turistit dhe tërheqin vëmendjen tek nevoja e ndërgjegjësimit dhe personal për mbajtjen e ambjentit të përbashkët pastër.

Në çeljen e sezonit turistik vitin e kaluar, mjedisi u shfaq në shumë zona si një prej problemeve më të mëdha. Ndotja e lumenjve dhe plazheve nga mbetjet urbane mbetet një shqetësim që, sipas specialistëve, kërkon një zgjidhje të qëndrueshme.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button