“UÇK” në hyrje të ndërtesës, reagon Ambasada e Serbisë

Ambasada e Serbisë në Vjenë ka reaguar pas shfaqjes së mbishkrimit “UÇK” në ndërtesën ku gjendet departamenti konsullor i saj.

Në ndërtesën ku gjendet departamenti konsullor i Ambasadës së Serbisë në Vjenë është shfaqur një grafit “UÇK” për të cilin Ambasada ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme të sigurisë nga përfaqësuesit diplomatikë në Austri, raportojnë mediat serbe.

Loading...

Ambasada e Serbisë i ka shkruar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë duke i njoftuar për shfaqjen e grafitit “UÇK” në hyrjen e ndërtesës ku gjendet departamenti konsullor i Ambasadës së Serbisë në Vjenë.

Ata kanë kërkuar nga shteti austriak të marrin masa duke thënë se rasti shton tensionin në lidhje me dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button