Udhëzimi: Taksat që do të paguani për pagat dhe fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Ky Udhëzim përcakton me hollësi se si do të zbatohen në praktikë ndryshimet e bëra në ligj me Paketën Fiskale 2019 lidhur me normat tatimore të taksimit të pagave dhe të ardhurave të tjera personale të qytetarëve, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi dividentin etj.

Loading...

Sipas Udhëzimit, norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë; 13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë dhe 23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë. Ndryshimi në këtë mes ka të bëjë me faktin se më parë norma 23% fillonte nga pagat 130.000 lekëshe, ndërkohë që tani nga 130.000 deri në 150.000 do të taksohen me normën 13%.

Gjithnjë, mbetet në fuqi fakti se për 30.000 lekëshin e parë taksimi është zero. Kështu, një pagë me 120.000 lekë në muaj do të taksohet me 13 për qind vetëm për 90.000 lekë, pasi 30.000 lekët e tjera taksohen me normën zero. Ndërsa për pagat mbi 150.000 lekë, llogaritja bëhet edhe më e ndërlikuar. Shembull: paga është 180.000 lekë. Me normën 23% do taksohet vetëm pjesa mbi 150.000, pra 30.000 lekë. 30.000 lekë do të taksohen me zero% dhe 90.000 të tjera me 13%. Taksat e reja sipas Paketës Fiskale që janë tani në fuqiNorma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekëTatimi në BurimI nënshtrohen edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezidentI nënshtrohen Tatimi edhe të ardhurat e përfituara nga shumat bruto të pagesave për shërbimet e konsulencësTatimi mbi FitiminI nënshtrohet edhe çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të ArdhuratNuk do të quhen shpenzime të zbritshme ato për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetoreDividentiTatimi mbi Dividentin ulet nga 15%, në 8%/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button