Ushtria Shqiptare më e fortë në këtë fushë se sa Serbia dhe Greqia

Shqipëria është vendi i 9-të sa i përket fuqisë më të dobët ushtarake në Europë, thotë indeksi më i fundit global i fuqisë ushtarake.

Sipas klasifikimit më të ri, të vitit 2019, Shqipëria është vendi i 92-të në botë ndër 137 shtete të ndryshme të globit. Indeksi tregon se Shqipëria ka bërë hapa prapa në krahasim me vitin e kaluar, kur renditej në vendin e 86-të në botë.

Loading...

Sa i përket rajonit, Shqipëria në këtë renditje lë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, si dhe Bosnje Hercegovinën. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 64 nën-indikatorëve, që nga ata tërësisht ushtarakë e deri te indikatorët ekonomikë.

Në disa nga nën-indikatorët ushtarakë Shqipëria performon mjaft mirë, duke u renditur edhe e 21-ta në botë, në rastin e artilerisë lëvizëse, më mirë se vende si Brazili, Japonia, Greqia, Serbia, apo edhe Izraeli, sa për të përmendur disa.

Në një tjetër indikator, atë të shpenzimeve buxhetore për mbrojtjen, Shqipëria renditet e 111-ta në botë ndër 137 ekonomi. Sa i përket personelit ushtarak aktiv, me vetëm 10 mijë të tillë, Shqipëria renditet e 118-ta në botë.

Vendet më të fuqishme ushtarakisht në botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndiqen nga Rusia në vend të dytë e më pas Kina, e treta./scan/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button