Vesna Pusic: Zgjidhja e vetme është që Serbia ta njohë Kosovën shtet

Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që pushteti në Serbi ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kështu thotë Vesna Pusic, ish-ministre e Jashtme e Kroacisë, tani deputete dhe anëtare e komisioneve parlamentare që merren me çështje të jashtme dhe evropiane.

Loading...

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ajo është shprehur kritike ndaj ideve që e shohin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje, ndërsa paralajmëron se një shkëmbim i mundshëm i popullatës nuk do të ishte asgjë tjetër veçse spastrim etnik.

Ajo ka paralajmëruar po ashtu se një marrëveshje e tillë në Bruksel do të rrezikonte edhe Bosnjë-Hercegovinën, e edhe Maqedoninë Veriore, dhe kjo do t’i jepte fund paqes në gjithë rajonin e Ballkanit.

Pusic, e cila pak kohë më parë ishte për vizitë në Kosovë si pjesë e një delegacioni parlamentar kroat, foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat tha se janë të shkëlqyeshme, por vetëm në nivel deklarativ./gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button