Vetëm 3% e jahteve që zgjedhin Mesdheun si destinacion, ndalojnë në Shqipëri

Shqipëria së fundmi ka hyrë në hartën e navigimit të jahteve luksozë, që vijnë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë muajve të verës. Të dhënat më të fundit nga një raport i publikuar nga prestigjiozja “Knight Frank” tregojnë se Shqipëria është pjesë e ndalesave të këtyre jahteve. Shifrat tregojnë se Shqipëria është destinacioni i vetëm 3% prej udhëtimeve verore të tyre në kontinentin e vjetër. Paçka se shifra duket mjaft e vogël, ajo e vendos vendin tonë në hartën e këtyre udhëtimeve luksoze.

Vendi ynë, me 3%, rezulton të jetë në të njëjtat pozita me Maltën, vend i cili ndodhet në qendër të Mesdheut. Mali i Zi është në pozita më të favorshme se ne, pasi merr 6% të totalit. Turqinë ndërkohë e kanë si destinacion vetëm 4% e udhëtimeve me jaht. Kroacia mbledh vetëm 8%, ndërsa Greqia, vend me një vijë bregdetare mjaft të gjatë si dhe me turizmin mjaft të zhvilluar, 9%.

Loading...

Italia, Franca, Spanja dhe Monaco, me 19%, 16%, 12% dhe 11% respektivisht rezultojnë të jenë në krye të listës europiane të destinacioneve të preferuara të jahteve./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button