VIDEO/ Ferit Keta i pamposhtur, “thyen” me “Knockout” teknik argjentinasin Zarate

Ferit Keta arriti të mposhtë me knockout në raundin e pestë kundërshtarin e tij, argjentinasin Zarate, duke qenë ende i pamposhtur në raundin ndërkombëtar.

Në duelin e zhvilluar në Spanjë, boksieri kuqezi arriti një fitore me dominim total ndaj rivalit të tij në ring, që nuk ishte për asnjë moment në gjendje t’i bënte ballë Ketës.

Loading...

Keta u kuptua që në fillim që do të diktonte ritmin në ring dhe, pasi la pothuajse pa frymë kundërshtarin në raundin e dytë, vazhdoi goditjet e furishme deri në raundin e pestë, kur Zarate u dorëzua me “K.O teknik”, duke mos mundur dot të vazhdonte duelin.

Një tjetër fitore për Ferit Ketën në peshën “cruiser” në ringun ndërkombëtar, që e konfirmon atë si të pamposhtur./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button