Zoti President, garanto Kushtetutën, garanto Kombin

Nga Brizida Gjikondi

Neni 86 i Kushtetutës së Shqipërisë thotë : “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit” Por Ju këtë detyrë kushtetuese nuk po e vlerësoni si duhet. Shqipëria prej kohësh është kthyer në një habitat të njerëzve në depresin të thellë vlerash bazike, dhe këtu nuk e kam fjalën për kastën drejtuese politike. Shqipëria prej kohësh është kthyer në një arenë lufte, përplasjesh të interesave të një grupi të caktuar njerëzish si në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ju tashmë nuk mund të ripërsërsini, fjalët “me qetësi dhe dashuri”, fjalë të huazuara nga Bibla, Ju nuk jeni Krishti, Ju keni detyra dhe përgjegjësi konkrete dhe direkte në këtë prag tragjedie që po i afrohet popullit dhe Kombit shqiptar. Fjalimet dhe deklarimet që Ju drejtoni tërthorazi nga brënda ose jashtë Shqipërisë, nuk ju shpëtojnë nga përgjegjësitë që konkretisht një President Republike ka.

Loading...

Ju duhet ta njihni mirë Nenin 7 të Kushtetutës së Shqipërisë ku thuhet : Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Dhe ju jeni rregullatori dhe garanti i këtij mekanizmi kyç, për këto tre pushtete, por ndërkohë ju e dini që dy prej këtyre tre pushteteve janë në një krizë të thellë (pavarësisht se njëri prej tyre, ai i gjyqësorit, është në një remont kapital), duke rrezikuar tërësisht stabilitetin e shtetit amë shqiptar dhe rrjedhimisht të Kombit.

Ju në këto momente nuk duhet të mendoni si bashkëshort, as si person me interesa të tërthorta në këtë histori dhe realitet tragjik për Kombin. Ju duhet me urgjencë të thërrisni dhe mblidhni personazhet kryesorë të kësaj katrahure por dhe figurat më me integritet që ky Komb ka pa dallim kufijsh, Shqipëria ëshë djepi territorial i Kombit ( jo më kot sipar Kushtetutës përfaqësoni unitetin e popullit).

Ju duhet të merrni masa konkrete, duke ndërmarë nisma kushtetuese, sidmos për sa i takon gurit të themelit të një shteti dinjitoz dhe sovran, sistemit zgjedhor. Ju nuk mund të heshtni për 21 prillin e 2008, Ju e dini që shqiptarët “falë” atyre ndryshimeve totalitare, vetëm sovran nuk janë, pavarësisht se këtë sovranitet ja u garanton Kushtetuta që në nenin e dytë të saj. Ata jo vetëm nuk mund të zgjedhin drejtëpërdrejt përfaqësuesit e tyre, por ata nuk mund të organizojnë as gjënë më elementare në një shtet demokratik, referendumin, i cili rezulton totalisht i pamundur dhe i mbyllur në mënyrë djallëzore me cdo hallkë dhe cdo procedurë ligjore.

Shqipëria është vëndi i pamundësive të barabrta, Shqipëria nuk ka strategji kombëtare, nuk ka arsim dhe edukim cilësor, ku pikërisht këtu fillon dinjiteti dhe imazhi i një kombi, nuk ka promovim vlerash pozitive, Shqipëria është kthyet në një arenë

korrupsioni, material, moral dhe në një arenë skizofrenie, ku depresioni dhe kurbeti janë ulur këmbkryq, ku edhe Ju keni përgjegjësi direkte në këtë që po ndodh.

Mendoj që plotësimi i detyrave tuaja kushtetuese është emergjent, mendoj që Ju duhet të bëni të mundur që shteti shqiptar mos shndrrohet në një faktor destabiliteti në rajon, dhe në një njollë të vazhdueshme turpi për cdo shqiptar të mirë.

Ju duhet të tejkaloni veten si individ dhe si familjar, interesat tuaja duhet të jenë ato të Kombit.

Abuzimi me pushtetin, kapja e tij, korrupsioni kriminal nuk zgjidhen me përplasje dhe vëllavrasje, sidomos nga anët e së njëjtës medalje. Gjeneza e zgjidhjes është rregullimi dhe harmonizimi tërësor i Kushtetutës dhe sidomos i sistemit zgjedhor, cdo gjë tjetër është pasojë, dhe ju nuk mund të zgjidhni pasojën pa zgjidhur shkakun.

Rezultati i sotëm në Tuz, ish një mësim madhështor për Kombin shqiptar, mësim që prej epokës së Skënderbeur ripohon të vetmen të vërtetë, atë të përbashkuar rreth Flamurit kuq e zi, dhe ky rezultat nuk ka nevojë për deklarata demagogjike por për mbështetje dhe fakte konkrete. Në historinë e kombeve figurat politike nuk hyjnë dhe mbeten për shkak të pasurive, por vetëm e vetëm për shkak të kontributit dhe vendimarrjes në të mirë të Kombit.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button