Alarmohet rrjeti: Një avion mbërrin në brigjet e Dhërmiut

Fotot e një avioni të ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës kanë bërë “xhiron e rrjetit”.

Dhe rrjeti sjell çudira:

Loading...

Në fotografitë e avionit të vogël dallohet se ai është modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë“, shkruan një nga portalet.

Bëhet fjalë për një avion sportiv, për të cilin sapo ka reaguar edhe policia e Vlorës, duke hedhur poshtë çdo dyshim“, shkruan një tjetër portal

Në fakt bëhet fjalë për karkasën e një avioni tip JJ-7 prodhim kinez, kopje e MiG-21 rus, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri në vitin 1975 dhe kanë dalë nga shërbimi në vitin 2005. Skuadrilja prej 12 avionësh luftarakë të këtij tipi janë quajtur ndryshe dhe si “krenaria e flotës së aviacionit shqiptar”.

LEXO DHE :  Baze: Ushtria që mund ti “hajë kokën” Ilir Metës

Aviatorët më me eksperiencë, për të kaluar nga MIG-19 në MIG21 u është dashur dhe një kurs trajnimi 1 vjeçar në Kinë. Pra MIG 21 nuk është as avion i vogël dhe as sportiv, por një reaktiv i shpejtësisë së lartë i cili është shumë i vështirë për t’u manovruar.

Të gjithë avionët e Flotës Luftarake që kanë dalë nga shërbimi janë nxjerrë në shitje me ankand për qëllime muzeale, turizmi apo për skrap. Për këtë ka një vendim qeverie.

Ndërkohë për mbërritjen e avionit në bregun e Drimadhës policia e Vlorës sqaron:

“Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motor, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos aludohet për gjëra të dyshimta!”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button