Gjithçka gati, VAR vjen edhe në futbollin shqiptar

Teknoligjia VAR ka ndryshuar totalisht botën e futbollit me vendimet e saj sa të sakta, aq edhe të kontestuara.

Së fundmi, kjo teknologji po bëhet gati të montohet edhe në futbollin shqiptar.

“Panorama Sport” mëson se VAR do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021.

Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, sigurisht ato që janë edhe më modernet, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie.

Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm.

Me gjasë, pjesa dërrmuese e skuadrave në Superiore do ta aplikojnë në stadiumet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button