Historia tragjike/ Pse e vranë 14 vjeçarin shqiptar, grekët!

Nga Daniel Muçaku
Një histori e cila nuk është prekur kurrë nga mediat shqiptare ka qenë  vrasja nga policia Greke e vitit 1997 të 14-vjeçarit nga Elbasani, Erion Qosja.
Si ndodhi ngjarja? Përse polici i cili vrau të riun nga Elbasani doli i pafajshëm, dhe ndërroi emrin duke u arratisur një herë e përgjithmonë në Rusi?
Përse familjarët e Erionit nuk u njoftuan kurrë për vdekjen e tij?
Çfarë gjyqi u bë në Greqi asokohe? A gënjyen efektivët grekë të policisë në dëshminë e tyre? Çfarë tregoi raporti mjeko-ligjor?

Këto janë pyetje që familja Qosja nga Elbasani i bën gjithmonë vetes, se tjetër nuk ka kujt.
Një plagë e cila nuk u mbyll kurrë. Babai i Erionit me të marrë vesh lajmin e rëndë, nxori pasaportën për tu nisur në Greqi, por familjarë të tij u kujdesën për trupin e viktimës edhe pse endej lart e poshtë për plot 45-ditë nëpër morgje, sepse ishte shënuar si një viktimë e paidentifikuar.
Çfarë ndodhi natën e vrasjes së Erion Qoses? Ngjarja është treguar për dritare .net  nga vëllai i viktimës, Marigleni dhe një prej të plagosurve, dëshmitar në ngjarje.
Erioni ishte 14 vjeç kur vendosi bashkë me moshatarët e tij, të kalonin në mënyrë ilegale kufirin e Greqisë.  Ishte viti ‘97 kur shteti shqiptar kishte dalë nga kontrolli.
Erioni dhe moshatarët e tij gjejnë kontakt tek një shofer në Elbasan i cili merrej me transportin e personave,  për ti dërguar në Greqi në mënyrë ilegale.
Çdo gjë dukej e qetë, derisa, para makinës së tyre shfaqet një xhip policie i cili do të ishte fatal.
Policia greke kishte informacion se këta persona ishin të armatosur, por në të vërtet arma e tyre ishte vetëm një trastë e mbushur me bukë thatë.
Postblloku i policisë nuk funksionoi, pasi shoferi i automjetit e kaloi atë duke u përplasur më të. Në të kaluar postbllokun, policia greke mori masat për të qëlluar makinën tip xhip me armë.
Edhe ashtu ndodhi. Efektivë të policisë qëlluan me breshëri,  drejt makinës, ndërsa një prej plumbave zuri Erion Qosen në kokë.
Erioni  ishte i lare ne gjak, ndërsa të katër personat që gjendeshin në automjet u larguan për tu fshehur nga frika e një ekzekutimi të mundshëm.
Ata u larguan në një pozicion që nuk dukeshin, por në rrezen e syve të tyre dukej qartazi makina, dhe brenda saj 14-vjeçari Erion Qosja.
Ata e panë skenën kur policet e nxorën Erionin nga makina dhe e fundosën në një kanal me ujë.
Por, të alarmuar, forca të tjera të policisë u shtuan për kapjen e 4 persona të tjerë. Të shokuar dhe të plagosur ata u dorëzuan, vetëm shoferi i automjetit nuk ra në dorë të tyre, ai u largua dhe sot e kësaj ditë ai kurrë nuk është gjendur apo përmendur policia greke.
Çfarë do të ndodhte me Erionin  dhe 3 shokët e tij?
Sigurisht Erioni kishte dhënë frymën e fundit, e ndërsa për shokët e tij do të jepej dënimi.
Ajo që kujton një prej personave që ndodhej atë ditë me Erionin, sot shëndoshë e mirë, dhe në Greqi, ishte se gjyqi i tyre është bërë në një sallë derrash.
Pas gjyqit të përbërë vetëm nga ushtarë dhe policë grekë ata u shoqëruan në Shqipëri.
Por kush do të mbante përgjegjësinë për vrasjen e Erionit, ndërsa ngjarja bëri bujë, atëherë në Greqi.
Persona të ndjeshëm dhe media të ndryshme shkruan për  çështjen me tituj:  Policia ekzekuton 14-vjeçarin shqiptar. Efektivi i policisë vret me plumb në kokë të riun shqiptar etj etj.
Jo vetëm kaq, protesta në qytete të Greqisë po merrte vëmendje, dhe polici i cili qëlloi në kokë Erionin u zbulua. Ai quhet Miltiadhis Andreoupolos, apo në greqisht μιλτιαδησ ανδρεοπουλος.
Përse shteti grek nuk u ndje? Çfarë organizuan ata për të dalë nga situata?
Të gjithë u njohën me të, vrasësin e pamëshirshëm që vrau dhe plagosi 5 persona. Gjatë dëshmisë së tij  Miltiadhis Andreoupoloi tha se kishte marrë informacion se ata ishin të dyshuar, kishin drogë dhe armë. Si i tillë ai organizoi një operacion i cili nuk shkoi siç pritej sepse në të nuk kishte as drogë e as armë, por vetëm ushqim për rrugën e cila pritej të ishte e gjatë, edhe pse për Erionin ishte fatale.
Ai shtoi më tej se në një distancë të madhe qëlloi në shenjë paralajmërimi për të ndalur automjetin, dhe sipas tij një prej plumbave ka bërë rikoshetë duke e zënë në kokë të riun.
Por a do të ishte dakord raporti mjeko-ligjor me këtë dëshmi? Sigurisht që Erioni iu nënshtrua një kontrolli fizik për të kuptuar më mirë vdekjen e tij. Në raport doli se ai ishte qëlluar në një distancë farë të shkurtër. Gjyqi për dënimin i tij u bë një kohë farë të shkurtër, nga ku u shpall edhe i pafajshëm. Menjëherë pas pafajësisë ai largohet për në Rusi, së bashku me familjen duke ndërruar edhe emrin e tij.
Fill pas gjitha këtyre ngjarjeve, trupi i Erionit ngeli në morg derisa e morën kushërinjtë dhe e sollën në Elbasan. Ndërkohë, në Shqipëri askush nuk foli, kurrë. Edhe pse vdiq një 14 vjeçar i pafaj, që nuk kishte armë po bukë thatë, në çantën e shpinës.
Sot pas vdekjes së ekstremistit grek Kostanitnos Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës një shtet i gjithë u ngrit në këmbë. Madje edhe pse ka një muaj pas vrasjes mamaja e këtij ekstremisti ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do ta vriste me duart e saj. Por të lind pyetja, vallë për hakun dhe gjakun e Erion Qosjes i cili u vra në mënyrë barbare kush duhet të vritet?
Këto janë tema që ndonëse në pamje të parë të harruara, e ndoshta të mbyllura, për ne, nuk janë të tilla për familjarët kërkojnë të drejtën për djalin e tyre. Institucione përkatëse, duhen të japin një përgjigje kësaj familje se çfarë ka ndodhur me vrasësin e fëmijës së tyre?
E pra, ky shkrim është për të hedhur dritë mbi një ngjarje të harruar. Nëse edhe ti ke përjetuar një eksperience të tillë, apo humbur njerëz të dashur, na dërgo historinë tënde. Dhimbja pakësohet, kur ndahet./dritare.net

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button