Karrierë e pasur në boks për boksierin shqiptar, Ramadan Hiseni

Boksieri i talentuar shqiptar Ramadan Hiseni, i cili nuk njeh humbje, e ka fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë WBC për të rinj.

Në një përballje dramatike kundër Christian Schembrit, të zhvilluar në mbrëmjen e së dielës, Hiseni është shpallur kampion pas dhjetë rundeve me vendim të gjyqtarëve në meçin e zhvilluar në Zvicër.

Loading...

Për këtë përballje boksieri me prejardhje nga Gjilani u stërvit me Jeff Mayweather në “Mayweather Gym” në Las Vegas.

Deri më tani në karrierën e tij në boksin profesionist, konkretisht në divizionin e peshave të mesme, 22-vjeçari, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, synon edhe suksese më të mëdha, shkruan sot, gazeta “Zëri”.Image

Ramadan Hiseni në karrierën e tij ka arritur ta mposhtë edhe boksierin rus Sergej Wotschel në një përballje të zhvilluar në prill të vitit 2016, si dhe boksierin serb Aleksandar Jankoviq.

Me këtë të fundit Hiseni u përball në shkurt të vitit 2016, duke fituar bindshëm në ring.

Por fitoren më të bukur deri më tani në karrierë Hiseni e vlerëson atë kundër Schembrit të dielën e kaluar.

“Çdo përballje është e veçantë dhe e bukur në mënyrën e vet, por kjo përballje kundër Christian Schembrit është sigurisht më e bukura për mua, sepse me këtë fitore kam fituar titullin e kampionit të botës në WBC”, u shpreh për gazetën “Zëri” Ramadan Hiseni, i cili për fund e ka edhe një mesazh.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe dhe shpresoj se do të vazhdoj të kem përkrahje edhe më të madhe. Me një vend kaq të fortë pas meje, ndihem i nderuar dhe i motivuar”, është mesazhi i Ramadan Hisenit për ndjekësit e tij shqiptarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button