‘Korridorit i Kaltër’, Autoriteti Rrugor Shqiptar miraton gjurmën e autostradës Adriatiko-Joniane

Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH), ka njoftuar ditën e sotme se Këshilli Teknik ka miratuar gjurmën e autostradës Adriatiko-Joniane, që i hap rrugë projektit përfundimtar të Korridorit të Kaltër.

Sipas Autoritetit Rrugor, studimi i bërë në varësi të kësaj gjurme, bëhet vetëm për segmentin rrugor Mali i Zi-Shqipëri.

Loading...

Kuadri i investimeve të Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Insitucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhuruesve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.

Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi. Projekti është i përfshirë në portofolet e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit Adriatiko-Jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1,550 km.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button