Ngriti flamurin kuq e zi në Ohër, flet shqiptari që i vunë gjobën e majme: Nuk do të ndalemi

dhëheqësi i grupit të Arbëreshëve, Gjergj Prekoçaj i cili shpalosi flamurin shqiptar në kalanë e Ohrit është dënuar me gjobë që ka vlerën e 1100 eurove si dhe i është ndaluar hyrja për pesë vite në Maqedoninë e Veriut.

Por, edhe pse ka marrë një gjobë goxha të majme Gjergj Prekoçaj ka thënë se do të vazhdojë të shpalos flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Loading...

Mësohet se ai është shprehur kështu:

Më kanë ndaluar për pesë vite hyrjen në Maqedoninë e Veriut. Kjo është toka jonë. Nuk do të ndalemi. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar.”
Pas vendimit për gjobitjen e shqiptarit dhe ndalimin e tij për të hyrë në Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani.

LEXO DHE :  Rinasi rekord, 20 milionë euro fitime në vitin 2018, populli vazhdon të vidhet

Ai ka thënë se gjoba prej 1100 eurosh është paguar dhe falë avokatit Ardian Demiri, Gjergj Prekoçaj nuk ka shkruar në burg.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button