Qëndresa Sadiku nga Kosova është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Cyrih të Zvicrës

Politikanja 24 vjeçare me prejardhje nga Kosova, Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Zvicër, teksa njëherësh është edhe deputetja e parë shqiptare në Kantonin Zyrihut të Zvicrës.

Qëndresa Sadriu është pjesë e Partisë Socialdemokrate, teksa me profesion është asistente dentale, e ka kohë që ka bërë emër si aktiviste shoqërore dhe politike.

Ajo më herët është zgjedhur asambliste në qytetin e Opfikonit të Kantonit të Cyrihut, ku ishte edhe kryetare e Asamblesë në këtë qytet.

Prioritet i saj është shkollimi i të rinjve, barazia gjinore dhe angazhimin për të pastrehët.

“Ne mund të themi dhe të vendosim se cilin drejtim duhet të marrë e ardhmja jonë. Për mua, ajo duhet të orientohet në një kah të drejtësisë shoqërore për të gjithë njerëzit në vend , dhe jo vetëm për disa”, kishte thënë Qëndresa, me rastin e kandidimit të saj si deputete.

, Qëndresa Sadiku nga Kosova është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Cyrih të Zvicrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button