Qyteti shqiptar mes 7 qyteteve më të bukura në Evropë

Nga Azia e largët vijnë lajme të mira për Shqipërinë. Ato nuk janë më pak të padenja sesa Parisi dhe Londra. Aventura evropiane është e shumëllojshme. Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush të hajë pica pranë shatërvanit në Trevi, apo dikush të prekë kapelat e rojave në Buckingham Palace. Dhe kjo nuk është një gjë e re.

“Por Europa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha atje gjen autenticitet”, shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit

Loading...

Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës, sipas kësaj faqeje, janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).

“Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”,

“Është e thjeshtë: ushqehu me kuzhinën e shijshme në Berat dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme”, thuhet në artikull.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button