Rekord në Belgjikë: 17 belgo-shqiptarë kandidatë për zgjedhjet në nivelin Europian, Federal dhe Regjional

Në Parlamentin Europian është kandiduar politikani i mirënjohur belgo shqiptarë :

AMET GJANAJ,(PS) Eshtë shqiptari që ka arritur me se shumri gjer tani ne politiken belge. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Bruksel, i lindur dhe shkolluar në Belgjike, është 51 vjeçar me origjinë nga Kukësi. Amet Gjanaj deri tani ka qenë  deputet në Parlamentin e Regjionit Brukselit. Aktualisht Amet Gjanaj është nënkryetar i komunës Molenbeek të Brukselit dhe Drejtor i Drejtoratit per ekonomi e pune  në qeverine komunale të Molenbekut. Ameti ka themeluar para 14 viteve  shoqatën Vatra, ne kuadrin e se ciles funksionon me sukses shkolla plotesuese shqipe qe 14 vite si edhe grupi i valleve me te rinje e te reja shqiptare. Amet Gjanaj e ka themeluar  para 4 viteve edhe Qendren Kulturore Vatra në Molenbek ku zhvillohen aktivitete kulturore shqiptare veçanrisht mësimi i gjuhes frenge per femrat shqiptare.Aty jepen edhe keshilla tjera juridike per te huaj nga Vaile Shkodra qe punon rregullisht ne kete qender kulturore.Financimin e Qendres kulturore Vatra   Ameti e ka siguruar nga donatoret biznesmene shqiptare, ndresa punetoren Vaile e paguan shteti belg.

Amet Gjanaj premton se nese i merr votat per tu zgjedhur deputet europian, ai do te beje lobim te fuqishem per shqiptaret dhe avokature te mrekullueshme per trojet etnike shqiptare.

Kandidatët Belgo- Shqiptarë për Regjionin e Brukselit

BURIM DEMIRI (DEFI) Ka mbaruar shkollen e mesme te arqitektures.(dekoracioni brendshem) Pronar i një kafe pijetore dhe  i  Ndërmarrjes shtypshkronjes per publicitete, reklama ne dyqane kafe,lokale, rruge, afishe pankarta, kartevisita etj.Aty i ka punesuar  5 familje shqiptare. Burim Hisen Demiri, eshte 31 vjeçar,i lindur dhe i shkolluar ne Belgjike me origjine nga fshati Runicë i Kumanovës.Burimi gjatë viteve 2012-2018 ka qenë Këshilltarë komunalë në komunën Skarbek të Brukselit dhe krenohet me faktin se premtimet e fushates i ka mbajtur. Ai me babën e vet Hisen Demiri dhe shoket Ramadan dhe Sulejman Gjanaj kanë organizuar Konferencën Shkencore Shqiptaret në shekullin e XX per nder te 100 vjetorit të pavaresise se Shqipërisë meqe rast i kane botuar dhe shperndare falas 2000 kopje te librave  nga kjo Konferencë shkencore.2 Eshte meremetuar restauruar busti i Skenderbeut ne Skarbek, 3.eshte ndertuar dhe vendosur pllaka perkujtimore per atdhetarin Muharrem Bajraktari ne nje shesh te Skarbekut Avenue Rogier.4 Ka themeluar shkollën shqipe ne Skarbek, e cila ka funksionuar tre vite dhe Burimi premton se nese i zgjidhet deputet, ai  vet me babain e tij Hisen Demiri  do ta rithemeloje dhe financoje shkollen shqipe ne Skarbek.

Tani çka premton : Burim Demiri me rastin e kandidimit për deputret të Regjionit Brukselit ka depozituar ne administraten e komunes Skarbek dy kerkesa : 1 Per ndertimin dhe vendosjen e nje busti të Nënë Terezes në një nga sheshet e Skarbekut si dhe 2. venjien e emrit Ibrahim Rugova ndonje rruge apo sheshi në Skarbek të Brukselit.Ai premton se do te angazhohet per mireqenjien ekonomike, sociale,shendetesore e arsimore te votuesve te vet dhe gjithe qytetareve. Burimi ka qenë kandidat për deputet të regjionit Brukselit  ne vitin 2014 kur i fitoi 1178 vota, qe nuk i mjaftuan me u zgjedhur.

ARSIM JAKUPI eshtë i ri biznesmen  që merret drejtimin e pixerise,  me dirixhimin e ndermarrjes  per  transportimin e mallrave me kamiona te vet. Eshte Keshilltar komunal ne komunen EVERE te Brukselit ku eshte Shef i grupit parlamentar i partise frankofone belge DEFI ne Kuvendin komunal te komunes Evere te Brukselit. Arsimi eshte me origjine nga fshati Runice i Kumanoves, i lindur dhe shkolluar ne Belgjike.Ka mbaruar shkollen  per punet e zyreve   ne Institutin Frans Ficher ne Bruksel.

LUIZA DURAKI (PS)

PS kandidate per deputete ne Parlamentin e federal te Belgjikes. Luiza ka mbaruar fakultetin e drejtesise ne Bruksel dhe punon ne Pallatin e Drejtesise. Luiza eshtre e re dhe jeton ne Anderlecht komunen ku vitin e kaluar ishte kandidate per keshilltare komunale ku nuk fitoi por premton tani se nese zgjedhet deputete federale do te kontriboje shume.

ARBER HALILI (GROEN)

Eshte aktivist i dalluar ne Atwerpen , me origjine nga Kosova vitin e kaluar ishte kandidate per keshilltar komunale ne Antwerpen  ku fitoi mbi 1100 vota dhe ne distriktin Deurne  te Antverpenit ku jeton Arber Halili.Ai eshte i ri i cili premton shume ne politiken belge dhe meriton perkrahjen e gjitheve sepse eshte shembulli me i mire i integrimit.Partia e gjelber Groen e Flandres e ka kandiduar per deputet federal sepse tregoi rezultate te mira te punes ne vitet e kaluara ne Antwerpen.

NERMIN KUMANOVA ( PS) Politikane e njohur belgo-shqiptare qe nga viti 2003 kur ishte kandidate per senatore belge, pastaj 2004 kandidate per deputete europiane, 2007 kandidate per deputete regjionit Valonise. Nerminja eshte e lindur dhe shkolluar ne Belgjike, ka mbaruar Shkollen e larte per asistente sociale si edhe Fakultetin Ekonomik. Punon ne Administrate ne Namur. Nerminja aktualisht eshte Keshilltare komunale ne qytetin Namur te Belgjikës.Padyshim që eshte femra shqiptare që ka thyer shume bariera dhe paragjykime me punen e vet te mire dhe eshte politikane me e njohur shqiptare ne Belgjike.Ajo pretendon te zgjidhet deputete ne Regjionin e Valonisë dhe i kerkon votat e simpatizantëve të Partise socialiste dhe ithtareve te socialdemokracise si edhe ajo i kerkon votat e te papercaktuareve ne parti dhe premton se nuk do ti zgjenjej.

HABIBE DURAKI ( PS) E lindur dhe shkolluar ne Belgjike,eshte me origjine nga Haraqina e Shkupit. Ajo  ka mbaruar Fakultetin e Drejtesise ne Bruksel.eshte 31 vjeçare. Eshte Nenkryetare e komunes Evere te Brukselit dhe Drejtoreshë e Drejtoratit per Kulturë, turizem, informatike, Energji.Në zgjedhjet lokale te vitit te kaluar u zgjodh keshilltare komunale ne Kuvendin e komunes Evere dhe nga kjo pozite u ngjit ne shkallet e lartepermendura. Habibja eshte e martuar i ka tre femije dhe eshte qe disa vite antare aktive e Shoqate se Grave të Partise Socialiste frankofone belge.Habibe Duraki dhe Aleksandra Kokaj (Uccle) jane dy femrat e para shqiptare në Belgjikë qe kane arritur te zgjidhen nenkrytare te komunave ku jetojne.Habibja ka kandiduar per deputete ne regjionin e Brukselit duke u bazuar ne referencat e lartepermendura.

AVNI GJANAJ (PS)i lindur dhe shkolluar ne Belgjikë, eshte 53 vjeçar, jeton ne komunen Gnanshoren ku vitin e kaluar ishte kandidat per keshilltare komunale.Eshte vellai i madh i deputetit Amet Gjanaj, pra me origjine nga Kukesi.Familja e tyre ne vitin 1962 kane ardhur ne Belgjike.Avniu eshte i specializuar ne montimin  e ekspozitave dhe panaireve te ndryshme ne Belgjike, ku ka drejtuar nje ekip te punetoreve. Avniu nuk heziton te kontaktoje komunen Ganshoren per ti transmetuar verejtjet qe degjon nga banoret e komunes Ganshoren.Avniu  eshte kandidat per deputet ne regjionin e Brukselit.

QENDRESA GERLICA ( PS), e lindur ne Prishtinë, eshte 27 vjeçare, si 4 vjeçare ka ardhur ne Belgjike.Babai i saj Bashkimi eshte me origjine nga Kaçaniku,dhe  eshte nipi i të burgosurit politik dhe patriotit te njohur Kaçanikas Naser Tusha.Qendresa Gerlica eshte asistente menaxhere ne Berchem Saint Agathe te Brukselit. Qendresa, thote se  eshte edhe studente me korrespondence  e shkencave politike ne Bruksel  dhe aktiviste e rinise  siç deklaroi Philippe Klose kryetar i Ville de Bruxelles.Ne zgjedhjet e kaluara lokale belge ishte kandidate  ne komunen e Ville de Bruxelles,ku i fitoi 695 vota dhe  per pak vota  nuk arriti te zgjidhet keshilltare komunale.Tani premton se nese i fiton votat per deputete te regjionit te Brukselit do te kontriboje per mireqenjien e pergjithshme.

FATMIR LIMANI ( PS)i lindur ne vitin 1962 dhe shkolluar ne Belgjike, eshte Profesor i Artit. Fatmiri eshte  me origjine nga Shqiperia.Fatmir Limani prej vitit 2000  qe tre mandate eshte keshilltar komunal  ne Kokelberg dhe tani eshte edhe nenkryetar i Komunes Koekelberg te Brukselit. Fatmiri eshte edhe piktor i mire dhe ka bere disa ekspozita te punimeve te veta  artistike piktura skulptura etj.ne Belgjike.Ne vitin 2014 ka qene kandidat per deputet federal te Belgjikes por nuk arriti te fitoje.Tani shpreson se do te fitoje dhe kontriboj per te gjithe.

VIOLETE GASHI ( CDH) e lindur dhe shkoluar per mesuese ne Belgjikë ku  edhe ka punuar disa vite si arsimtare. Violeta është  me origjine nga Kosova. Violeta punon si shefe e ndermarrjes ekonomike.Vitin e kaluar ishte kandidate per keshilltare komunale e komunes Skarbek ku nuk arriti te fitoje por la pershtypje te mire me aktivitetet e saja per komunitetin ku jeton. Ajo shpreson dhe premton se nese zgjidhet deputete e Parlamentit te Brukselit do te kontriboje shume per votuesit e saj.

KRISTELA BYTYQI ( MR)Kristela eshte 31 vjeçare me origjine nga Tropopja ka ardhur e re ne Belgjike ku ka mbaruar Fakultetin  e shkencave politike  dhe marredhenjieve nderkombetare  ne Universitetin e lire te Brukselit. Ka punuar tre vite  me nje asociacion liberal ne gjirin e partise politike MR (Levizja Reformatore) parti e kryeministrit Charles Michel.Aktualisht Kristela punon si nepunese zyrtare  ne Komisionin Europian ne Bruksel.Vitin e kaluar Kristela beri pervoje politike duke kandiduar per keshilltare komunale ne komunen Ganshoren te Brukselit ku edhe jeton.Ajo nuk fitoi por premton se tani nese fiton do te jap shume per komunitetin shqiptar.

LAURE LITA ( MR) ka diplomuar ne Fakultetin e Shkencave  politike ne Bruksel. Ka punuar si gazetare vullnetare per disa media. Flet frengjisht dhe anglisht. Vitin e kaluar ka qene kandidate per keshilltare komunale ne komunen Skarbek te Brukselit, por nuk arriti te fitoj, tani nese i merr votat per tu bere deputete e regjionit Brukselit, thotë ” se do tu ndihmoje shume njerezeve”.Laura eshte mbesa e familjes se njohur Lita ne Bruksel, te ardhur nga Kukësi ne Belgjike para 50.

Kandidatër shqitare per deputet ne Parlamentin federal te Belgjikes

VALENTINA HOTI (Groen)jeton ne qytetin bregdetar belg  Ostende, ku edhe punon  ne sektorin e financave. Ka mbaruar studimet ne Syntra, eshte e martuar. Valentina eshte me origjine nga Kosova. Remzi Azem Reka veprimtar i dalluar i mergates ne Belgjike i cili jeton ne Ostende na tha ” se Valentina eshte nje grua e ndershme, punetore dhe shume inteligjente. E gatshme t’u ndihmoje njerezeve, andaj per kete arsye e kam votuar vitin e kaluar kur ishte kandidate per keshilltare e komunes Ostende.  Do t’a votojë edhe tani sepse e meriton dhe shpresoj se edhe shume tjere do ta votojne sepse Valentina prezanton dhe perfaqeson nje politike ekologjike te mire, por ne planin socio ekonomik  ajo ka  orientim  socialdemokrate. Partia e saj Groen te gjelbrit) angazhohet  qe belget me origjine te huaje te jene qytetare te barabarte me tjeret.”

Valentina premton se nese fiton si deputete federale do ta ngre zerin per te drejtat e  shqiptareve ne Belgjike.

ELISA MURIQI ( OPEN VLD) eshte vajze e re, ka mbaruar shkencat politike Master ne Universitetin Katolik te Luvenit. Ka punuar ne UNICEF.Tani punon ne Voorziter JOng VLD Vilvorde. ku edhe jeton me nanen vellezer dhe motrat. Ajo  eshte me origjine nga rrethi i Pejes nga Kosova. Aktualisht Elisa eshte Kryetare e Forumit Rinor te partise se vet VLD  parti liberale flamane e ish kryeministrit belg  Guy Verhofstad dhe e ministres aktuale Maggie De Block. Elisa ka qene kandidate vitin e kaluar ne Vilvorde per keshilltare komunale, nuk fitoi por tani premton se nese do te fitoj do ta arsyetoj besimin e votuesve.

HAKAN BALLKAN ( CDH) Hakani ka lindur ne Belgjike, familja e tij jane me origjine nga Kaçaniku. Ata ne vitin 1957 u shperngulen ne Turqi. Ne vitin 1965 Gjyshi i Hakanit, zotni  Shaban Tirolli nga Stambolli vjen ne Belgjike me punuar. Pas disa viteve i merr dy djemte e vet Shukriun dhe Halilin ( pra babain e Hakanit.) dhe ata tani jetojne neBruksel Belgjike. Hakani bashke me babain e vet Halilin e kane nje lokal hotelier klub pijetore ku kane  punesura disa shqiptarë.Ne kete klub çdo 7 shtator dhe 17 shkurt festohet pavaresia e Kosoves nga mergimtaret shqiptare. Ata edhe kane mbledhur dhe derguiar vitin e kaluar ndihma per te varferit ne Kaçanik na tha Gursel Tirolli  anetar aktiv i ketij klubi. Hakani ka kontribuar dhe ndihmon akoma te varferit  bashke me babain e vet Halilin, i cili thote se:” klubi jem dhe shtepia ime jane shpi  te kaçanikasve”.Hakanin e ka kandiduar partia CDH per deputet ne Parlamentin Federal dhe ai thote “se nese fiton votat e duhura do ta ndihmoje shume komunitetin shqiptare ne Belgjike dhe te varferit ne Kaçanik”.Ne zgjedhjet lokale te vitit 2012 Hakani ishte kandidat per keshilltar komunal te Skarbekut nuk fitoi por u angazhua shume te kontriboje.

ALKETA SELIMAJ (CDH) eshte me origjine nga Vlora, 31 vjeçare ka mbaruar Fakultetin  mbi te Drejten Europiane ne Bruksel. Ka punuar keshilltare politike e  Julie De Groote Kryetare e Parlamentit frankofon te Belgjikes.  Alketa  tani punon si keshilltare parlamentare e deputetes dhe politikanes belge Joëlle Milquet. Vitin e kaluar Alketa ka qene kandidate per keshilltare komunale ne komunen Koekelberg te Brukselit. Nuk arriti te fitoje. Por tani nese fiton si deputete  federale, Alketa do te loboje fuqishem ne Parlamentin belg per çeshtjen shqiptare dhe do te angazhohet per mireqenjien ekonomike, sociale, politike, shendetesore, arsimore te votuesve te vet.

Dhe ne fund fare urojme te fitojne me te miret dhe me te mirat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button