Shqipëri-Kosovë, miratohet vendimi për njohjen e ndërsjellë të patentave

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me qeverinë e Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentave/lejeve të drejtimit.

Marrëveshja e miratuar sot nga Qeveria shqiptare është nënshkruar në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë që u mbajt në qytetin e Pejës në 26 nëntor 2018.

Kjo marrëveshje synon përmirësimin e sigurisë në rrugë, si dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor në territoret e të dyja palëve.

Në bazë të marrëveshjes, palët njohin reciprokisht patentat e shoferëve të lëshuara nga autoritetet përkatëse në të dyja vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button