“Air Albania” në hapat e fundit, qeveria miraton vendimin

, “Air Albania” në hapat e fundit, qeveria miraton vendimin

Qeveria ka miratuar të dje një vendim të veçantë që lidhet me marrëveshjen mes tre ortakëve të shoqërisë “Air Albania SH.P.K” për statutin e kësaj të fundit.Marrëveshja është lidhur mes Albcontrol, që është autoriteti shtetëror që përfaqëson shtetin në këtë sipërmarrje, ndërkohë që dy kompanitë e tjera janë Turkish Airlines dhe MDN Investment.Marrëveshja përmban të detajuar përqindjen e aksioneve të secilit ortak në marrëveshje si dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve.“Air Albania” prej kohësh lakohet nga ana e qeverisë si një zgjidhje low cost për fluturimet në disa destinacione por edhe pse janë dhënë një sërë afatesh për nisjen e këtyre fluturimeve ende nuk ka asgjë të saktësuar.Marrëveshja e plotë:Miratimin e marrëveshjes së ortakëve për statutin e shoqërisë “Air Albania SHPK”Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndyshuar, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.309, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i MinistraveVendosi

  1. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Autorizohet shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button