Soreca: Shqipëria vendi i parë jashtë BE-së që nënshkruan me ‘Frontex’

Nesër pritet që Shqipëria të nënshkruaj një marrëveshje me Agjencinë e Mbrojtjes të Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’ ose të njohura ndyrshe si ‘Frontex’.  Kjo është hera e parë që kjo agjenci nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, e njohur edhe si Frontex, është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, i ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.

Së fundmi në lidhje me këtë marrveshje ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.

Loading...
LEXO DHE :  Elton Deda: Përse Shqipëria duhet të vazhdojë të çojë këngë në Eurovizion

“Marrëveshja midis Kufirit Evropian, ‘Gardës Cost’ Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. ” shkruan Soreca.

Gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një gjë historike.

“Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.” shprehet ai.

LEXO DHE :  Vuçiç dhe Merkel një takim për Kosovën

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button