Turistët italianë zënë vend të parë për shpenzimet ditore në Shqipëri

Instituti i Statistikave bën të ditur se, turistët italianë zënë vendin e parë ndër turistët e huaj për shpenzimet ditore që bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Shifrat e publikuara nga INSTAT për periudhën 2014-2018, tregojnë se shpenzimet mesatare ditore të një shtetasi italian arrijnë në vlerën 81 euro.

Loading...

Më pas renditen turistët nga Mali i Zi me shpenzime që shkojnë deri në 60 euro në ditë personi, për të vijuar me grekët me 59 euro, maqedonasit me 46 euro në ditë dhe kosovarët shpenzojnë 43 euro dita.

Nga studimi i ndërmarrë nga Instituti i Statistikave, 64% e vizitorëve italianë zgjedhin Shqipërinë si destinacion të pushimeve të tyre. Ndërkohë që qëndrimi mesatar i tyre në Shqipëri është 6,8 ditë, duke u renditur si më i larti, krahasuar me shtetasit vizitues nga vendet e tjera si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova.

Sipas INSTAT 59% e vizituesve qëndrojnë në hotele, ndërsa pjesa tjetër akomodohen në motele, hostele apo shtëpi me qira.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button