LAJMI FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 10 pacientë nuk ia dalin të fitojnë betejën me koronavirusin

Rëndohet bilanci i COVID në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë humbur jetën. Mes viktimave është edhe mjeku 72 vjecar Sali Baco, i cili fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me COVID.

“Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.”, njofton ministria.

449 të infektuar

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

384 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale e qëndrueshme

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 499
Të shëruar në 24 orë 384
Të shtruar në spitale 316

Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2165

Testime totale 253,689
Raste pozitive 56,254
Raste të shëruara 31,565
Raste Aktive 23,536
Humbje jete 1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13296
Fier 1585
Shkodër 1339
Durrës 1286
Vlorë 1072
Korçë 963
Elbasan 894
Berat 873
Lezhë 865
Gjirokastër 528
Kukës 455
Dibër 380

Gazeta SHQIP

Back to top button