325 mijë shqiptarë punojnë për mbijetesë, jetojnë me 170 euro në muaj

Shqiptarët fitojnë të ardhura në kufijtë e mbijetesës. Sipas studimit të publikuar nga INSTAT një e katërta e punonjësve në Shqipëri marrin një pagë neto jo më shumë se 170 euro në muaj. 26.6% e të punësuarve që përkon me rreth 325 mijë punonjës, marrin një pagë mujore bruto në nivelin e pagës minimale, që ishte 24 mijë lekë.

Këto shifra janë akoma edhe më të ulëta nëse flasim për pjesën e bizneseve fasone. Biznese në të cilat të punësuarit kanë një rrogë shumë herë më të vogël, gati diskriminuese.

Loading...

Nga ana tjetër INSTAT bën me dije përmes studimit se mungesa e tregut të punës është problem më vete në Shqipëri. Në kushte të tilla 262 mijë shqiptarë ose 21.6% e numrit total të të punësuarve janë punëtorë pa pagesë në biznesin familjar.

Po sipas INSTAT më shumë se 97 mijë ndërmarrje me më pak se 4 punonjës të deklaruar kanë realizuar gjithsej 40 miliardë lekë fitim të deklaruara. Në këto të dhëna rezulton se fitimi mesatar për një ndërmarrje në vit shkon 415 mijë lekë ndërsa në muaj 35 mijë lekë. Duke pasur parasysh që në këto ndërmarrje të biznesit familjar punon më shumë se një pjesëtar familjeje, atëherë paga minimale rezulton të jetë shumë më e ulët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button