Bijtë e Shqipërisë heqin tabelën me shkronja greke në fshatin çam

Shumë të rinj ndoshta nuk e njohin Çamërinë, madje e dëgjojnë për herë të parë këtë emër.  Çamëri është rajoni që lidh jugun e Shqipërisë me veriun dhe perëndimin e Greqisë.

Qindra mijëra shqiptarë çamë që jetuan në këtë rajon kanë mbetur pre dhe janë kurban të persekutimit, syrgjynosjes, përdhunimit, gjenocidit dhe politikave asimiluese.

Loading...

Çështja çame është  ende e pazgjidhur. Kujtojmë këtu se në Çamëri ka ndodhur një prej masakrave më të tmerrshme të historisë botërore.

Nga trojet e tyre u përzunë 80 mijë shqiptarë, një pjesë u dërguan në Turqi e shumë të tjerë u vranë barbarisht.

Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-së nuk shpuri në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë.

Një emër që nuk harrohet lehtë është ai i gjeneral Zervës, i cili ka vrarë në mënyrë barbare me mijëra çamë.

Gjenerali Zerva ka prerë kokat e shqiptarëve me sëpatë, madje grave shtatzëna u nxirrte fëmijët që kishin në bark me thika.

Kurse sot kur kanë kaluar vite nga këto masakra, anëtarët e Levizjës “Zgjohu Shqiptar” të indinjuar nga keto veprime dhe nga heshtja e shteti shqiptar,  kanë vepruar dhe hequr njërën prej tabelave të vendosura në fshatin çam.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button