‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht

Levizja “Zgjohu Shqiptar” sot ka bere publike nje skandal nga nje fshat i minoritetit grek i cili ka shkulur te gjitha tabelat e vjetra ne gjuhen shqipe dhe i ka zevendesuar ato me gjuhen greke.

Me poshte po ju sjellim disa foto nga tabelat e reja ne rrugen nacionale Sarande – Qafe Bote ku eshte bere zevendesimi i atyre te vjetra nga Bashkia Finiq me disa te reja ne shkelje te plote me ligjin. Te bie ne sy gjuha e perdorur ne tabela, gjuha e pare eshte bere ne greqisht dhe e dyta ne shqip, raporton “Zgjohu Shqiptar”.

Kjo eshte nje shkelje flagrante pasi ligji perkates e shpjegon shum qarte qe gjuha zyrtare e pare eshte gjuha shqipe dhe me pas cdo gjuhe tjeter. Shpresojme shume qe te kete nje reagim  sa me te shpejte nga shteti  shqiptar per keto akte ekstremiste, nacionaliste greke, shfaqur hapur nga drejtuesit e bashkise Finiq, shprehet ne deklaraten e saj Levizja “Zgjohu Shqiptar”

Bashkia ka vendosur t’i emertoje ato edhe shqip edhe greqisht, por ajo qe vihet re eshte shkelja e Ligjit 96/2017 per Pakicat Kombetare dhe deformimi i toponimeve.

Ne Ligjin 96/2017, per “Perdorimin e gjuhes” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”.

Tabelat e vendosura ne Bashkine Finiq jane ne kundershtim te plote me kete ligj, pasi ligji percakton se gjuha e pare eshte SHQIPJA dhe gjuha e dyte eshte e Pakices Kombetare.

Ky veprim eshte edhe ne kundershim te hapur me Kushtetuten e vendit, pasi emertimi i pare ne nje gjuhe te huaj ve ne diskutim teresine territoriale te Shqiperise, aq me teper qe tabelat jane te gjitha ne rrugen nacionale Sarande – Qafe Bote.

, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht

Nje rast tjeter flagrant eshte ai i fshatit Pandalejmon, i cili banohet nga nje popullsi teresisht shqiptare, por qe ne tabelat e vendosura ne menyre provokative nga Leonidha Hristo eshte emertuar ne greqisht “Agios Panataleimonas”, qe perkthehet “Shen Pandalejmoni”, emer i cili nuk ekziston ne asnje emertim toponimesh ne Republiken e Shqiperise.

, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht

Ky eshte nje shembull nga bashkia Gjirokaster e cila ka respektuar ligjin Shqiptar
, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht

Kujtojme ketu qe te njejten veprim ka bere dhe ish-kryetari bashkise se himares Vasil Bollano ne vitin 2007 por me pas u denua nga gjykata Vlore per veprime ne shkelje me ligjin.

Kreu i trupit gjykues ne ate kohe u shpreh se nga shqyrtimi i çështjes në tërësi dhe nga vlerësimi i provave rezulton se Bollano ka shpërdoruar detyrën e tij publike, duke urdhëruar heqjen dhe çmontimin e sinjalistikës rrugore në segmentin Llogora-Qeparo, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë. Kreu i trupit gjykues nënvizoi se nga dy urdhra të lëshuara prej kryebashkiakut himarjot janë dëmtuar interesat shtetërore, e shoqëruar kjo me një dëm financiar prej rreth 1,8 milionë lekësh.

Pra, keto veprime aventureske te sotshme, pervec te kunderligjshme, cenojne edhe bashkejetesen dhe harmonine e komuniteteve ne zonen e Jugut te vendit.Fotografite flasin vete!
Ato i kane pare te gjithe, mbetet per t`i pare vetem Prokuroria e Sarandes./ZgjohuShqiptar.info

, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht, ‘Bollano’ i Finiqit shkul tabelat në gjuhën shqipe dhe vendos ato në greqisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button