Bashkatdhetarët, pjesë e artë e kombit

, Bashkatdhetarët, pjesë e artë e kombit

Nga: Nezir Beqiri
Në këto ditë korriku në mbarë trevat shqiptare arrijnë në pushime bashkatdhetarët tanë në vendlindjet e tyre. Në çdo pjesë të vendit është një atmosferë me të vërtetë shumë e përzemërt, sepse vinë dallëndyshet në foletë e tyre, aty ku lindën e u rritën, vinë prindërit, vëllezërit e motrat tona shqiptare anembanë tokës Dardane.

Në mbarë hapësirat shqiptare të Kosovës, dhe vendbanimeve shqiptare, si në: Maqedoni, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është një gjallëri mbarëkombëtare. Bashkatdhetarët tanë janë pjesa më e artë e kombit, se ata ndihmuan që në kohë më të vështira, ju gjinden Kosovës, ishin ditët e luftës që ata dhuruan po dhe kafshatën e gojës së tyre për lirinë e atdheut. Ndihmuan në gjitha mënyrat, ata iu përgjigjen thirrjes për shpëtimin e atdheut, falë gjakut të tyre ne gëzojmë lirinë e sotshme. Bashkatdhetarët tanë nuk u ndalen kurrë duke vepruar e kontribuar për çlirimin e atdheut, e për ndihmën e ndërtimit shtëpive të Kosovës pas luftës, të cilat ishin të djegura nga pushtuesi serb, ata ishin shtylla kryesore e mbijetesës së arsimit në vitet 1990 e deri në vitin 1999, që të vazhdojë mësimi në gjuhën shqipe, sepse nga viti 1990 gjithë shkollat ishin pa mjete financiare, që në të shumtën e rasteve gjithë arsimi në Kosovë, punonin falas vetëm që të mos ndërpritet arsimi në gjuhën shqipe, ndihmuan të gjitha luftërat çlirimtare.

Në këto ditë me vapë të korrikut, kemi një freski, se vinë në pushime ata që na munguan më së shumti, plot një vit, prindërit, vëllezërit e më të dashurit tanë. Po në këtë muaj të bashkatdhetarëve, jehonë kënga anembanë Kosovës, ndër të tjera janë dhe gëzimet familjare si Dasmat, janë simbolika më e theksuar në këtë muaj të tyre, gjithkund ka do të shkosh është një atmosferë gëzimi e afërsie në mes tyre. Muaji korrik mundemi lirisht të themi është muaji i dasmave në Kosovë. Në çdo pjesë të Kosovës dëgjohet muzika e hareja, në çdo mbrëmje bashkohen të gjithë për të festuar e uruar, martesën e të rinjve, që aty mundesh të vëresh dhe lotët e gëzimit, që në një mënyrë është një ndjenjë e veçantë, takohen të afërmit që nuk ishin parë me vite të tëra, urojnë njëri tjetrin, me përgëzimet më të ëmbla dhe uratat, për të sapofejuarit apo të martuarit.

Në mesin e bashkatdhetarëve kemi dhe fëmijët e tyre të cilët me një zgjuarsi shumë të lartë flasin gjuhën e ëmbël shqipe, po si të ishin rritur në Kosovë, por gjithë këto merita e meritojnë familjet e tyre, prindërit, të cilët në asnjë moment, nuk lënë anash që të flasin me fëmijët e tyre në gjuhën shqipe dhe kështu nuk harrohet do të gjuha e të parëve tanë. Vlen të theksojmë dhe këtë se shumica e fëmijëve të tyre kanë dëshirë të vinë sa më shumë në Kosovë, se dihet mirë se këtu kanë të afërmit e tyre dhe ndihen si është më së miri në vendlindjen e të etërve të tyre.

Bashkatdhetarët janë frymëzimi ynë, janë arteria kryesore e popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi, që njëherësh janë ngjallja e gjithë vendit, se mbijetesa e jonë e mbarë vendit, varet po nga të mirat e tyre. Të arriturat e rezultatet e bashkatdhetarëve tanë janë frymëzimi ynë, se ndihmesa e tyre është stabilizimi i të hyrave të një pjese të popullatës, për jetesë e begati familjare që njëherësh t’i falënderojmë për gjithë kontributin e pa reshtur në gjitha etapat e sidomos në dy dekadat e fundit ishin bashkatdhetarët, të cilët dhuruan gjithçka nga vetja, vetëm që të jetësohen idealet dhe synimet tona. Gjithë bashkatdhetarëve u dëshirojmë pushim të këndshëm në familjet e tyre dhe u shprehim falënderimin e veçantë që të gjitha, u dëshirojmë gjithë të mirat pranë familjet e tyre e në çdo sferë të jetës. Ditët e Diasporës, ditët e bashkatdhetarëve do të jenë gjithherë ditët e gëzimit dhe ditët më të lumtura për gjithë popullin shqiptar anembanë trojeve shqiptare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button