Bushati, Ramës: Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk i shërben

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi kufijve Kosovë-Serbi, nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon.

Para një auditori të mbushur me student, ish shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër

Loading...

“Për politikën shqiptarë, pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut”, tha Bushati

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button