Çfarë janë kodikët e Beratit?

I nderuar lexues! Kodikët e Beratit janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare. Në vendin tonë dorëshkrime të tilla janë ruajtur sidomos në Berat.

Nga më të rëndësishmit midis tyre janë: Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Artë. Kodiku i Purpurt është shkruar në gjuhën greke, përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut, shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë edhe emrin “i purpurt”. Është zbuluar në vitin 1868 nga A. Aleksudhi. Kodiku i Artë është dorëshkrim i shek.X në gjuhën greke.

Përmban pjesë nga ungjij të shkruar në pergamenë me shkronja të vogla të arta. Shkrimi i dy kodikëve dhe ruajtja e tyre, krahas dorëshkrimeve të tjera të shumta, tregon nivelin e lartë kulturor të vendit ku ato janë shkruar dhe ruajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button