Cilat janë vendet më të vizitueshme në Shqipëri!

Parqet arkeologjike në Shqipëri kanë njohur një rritje të ndjeshme të vizitorëve gjatë muajit mars. referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se numri i vizitorëve në parqe arkeologjike, në tremujorin e parë 2019 është 19.881, me rritje prej 43,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të mëparshëm.

Po ashtu, më rritje është edhe frekuentimi i muzeve ku rezulton se numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e parë 2019 është 25.916, duke shënuar rritje me 5,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Loading...

Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 2,5 % ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2018.

LEXO DHE :  Zëvendësministri i Jashtëm grek: Hetimet për Kaçifas, test për negociatat

Në tremujorin e parë 2019, numri i vizitorëve të huaj në muze, parqe dhe kala ishte 15.846, duke shënuar një rritje me 27,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Përqindja më e lartë e vizitorëve të huaj është në muze, përkatësisht 27,4 % të huaj nga totali i vizitorëve në muze.

E njëjta tendencë rritje konstatohet edhe me frekuentimin e Bibliotekës Kombëtare. Në tremujorin e parë 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare ka qenë 30.669, duke shënuar një rritje me 64,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./scan

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button