Daçiç zbulon prapaskenat e Samitit të Berlinit: Vuçiç iu bë presion i madh për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur rreth Samtit të Berlinit i cili u mbajt këtë të hënë me 29 prill, e ku morën pjesë me ftesë të Merkelit e Makroni të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Daçiç ka treguar se si në Gjermani ishte bërë presion i madh ndaj Vuçiç, për t’iu kthyer një politike konkstruktive karshi dialogut dhe Kosovës, dhe për të hequr dorë nga ideja për korrigjim të kufijve.

Loading...

Prandaj Daçiç thotë se kanë qenë të rëndësishme vizitat e presidentit të Serbisë në Kinë, dhe takimi me Vladimir Putinin atje, për t’u siguruar se edhe Serbia ka një mbështetje që siguron një farë balanci në skenën ndërkombëtare.

E vetmja gjë që është e sigurt, është se Aleksander Vuçiq ishte ekspozuar ndaj presioneve të mëdha. Por Prishtina është fajtori i vetëm pse dialogu është ndërprerë. Taksa, formimi i ushtrisë, refuzimi për të certifikuar kandidatët serb për zgjedhje, janë të gjitha mina të vendosura në tavolinën e bisedimeve, dhe derisa këto mina nuk largohen, nuk mund të ketë dialog dhe normalitet. Por presioni  mbi Serbinë do të vazhdojë, dhe prandaj bisedimet e presidentit Vuçiç në Kinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi ato sigurojnë një farë balancimi për pozitën tonë në skenën ndërkombëtare”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe në një intervistë për ‘Blic.rs’.

Politkani serb, ka folur edhe për vizitën e Vuçiç në Kinë për të takuar Putin, gjë e cila edhe u kritikua.

Ai thotë se në Kinë, Vuçiç ka marrë mbështetjen e të dy shteteve sa i përket çështjes së Kosovës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button