Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta?

FLET HARADINAJ

“Dialogu Kosovë-Serbi tani është në duar të sigurta”, kështu është shprehur kryeministri Haradinaj.

Ky i fundit tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani është në duar të sigurta dhe se nuk flitet më për ndryshim të kufijve.

Loading...

Nuk mund t’i paragjykoj proceset me rëndësi. Tani procesi është në duar të sigurta, i është hequr nga duart zonjës Federica Mogherini (v.j. shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian). Nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje, ka një stabilitet dhe kjo është kryesorja”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr asnjëherë nga roli i tyre në proceset në Kosovë dhe, sipas tij, SHBA-ja “e di kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur prej muajsh, pasi Serbia e sheh si pengesë për këtë proces taksën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button