Diplomati Nesho jep një “formulë” për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri

Diplomati shqiptar, Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 komentoi mesazhet e ndërkombëtarëve, drejtuar spektrit politik në vend në lidhje me ngërçin dhe mungesën e dialogut.

Ai tha se e drejta e qytetarëve për të protestuar është e ligjshme, ndërsa shtoi se kriza duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët. Sipas tij, hapin e parë për tejkalimin e situatës duhet ta bëjë politika shqiptare dhe jo ndërkombëtarët duke shtuar se këta të fundit kanë rol thjesht ndihmës.

Loading...

Diplomati theksoi se kriza të tilla në vendet perëndimore tejkalohen lehtë, pasi sipas tij, interesi kombëtar atje prevalon mbi interesat politike.

“Po të ndodhin kriza të tilla në perëndim, kriza zgjidhet shumë shpejtë, sepse njerëzit i shërbejnë më përparim interesave kombëtare. Këto ngjarje në Shqipëri kthehen në kriza dhe kjo është një krizë e thellë. Ne e kemi thënë se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur në një situatë inekstremis. Populli kërkon të dijë se çarë bëhet me lekët e tij, së dyti kemi pretendime dhe shohim se gjyqësori lidhet me politikën dhe i shërben atij. Arritëm në një krizë të thellë, e cila kërkon një zgjidhje dhe ju e thatë mirë se ka një fluks mesazhesh edhe nga ndërkombëtarët.

Këto janë mesazhe për ta menaxhuar situatën që në fillim, jo që nuk është e drejtë protesta dhe kjo është normale në një demokraci. Nëse SHBA e kanë përcaktuar në kushtetutë, që populli duhet të reagojë përballë tiranisë së maxhorancës. Këto mesazhe kërkojnë ta menaxhojnë këtë situatë dhe në një fazë të dytë do të fillohet me konsensus dhe me marrëveshje. Argumenti që duhet të nxjerrim nga kjo krizë është që shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë, ndërkombëtarët duhet të jenë ndihmës”-tha Nesho.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button