“Shqiptarëve po u ngushtohet laku”/ Denoncimi i Berishës: Rama ka ulur ndihmën ekonomike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në mbledhjen e Kryesisë për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Ai ka akuzuar qeverinë se ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se “është vërsulur me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht.”

“Si mundet që nafta të ketë çmim identik me Finlandën, Norvegjinë e Zvicrën kur rrogat janë 8 herë më të ulëta dhe nëse Zvicra nuk nxjerr asnjë ton naftë Shqipëria nxjerr një milion ton naftë në vit. Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr çdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz. Ekziston tani ligji si shpata e demokleut t’u kthejë taksat e t’i falimentojë pasi u kishte premtuar se deri në 2029 nuk do ketë shtim në taksat tuaja. Pra kemi të bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Këta vijojnë qeverisin pa asnjë preokupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep. Çdo ditë dëgjon projektligje të pa konsultuara me qytetarët por me zyrat e PS. S’ka pasur ndonjëherë që nga diktatura një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët si kjo qeveri”- tha Berisha.

Back to top button