Gazetari gjerman: “Shumë njerëz të mirë u vranë nga serbët”

Në shënim të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, gazetari gjerman, Elias Berdel, që gjatë luftës ka raportuar për transmetuesin publik ARD, erdhi nga Gjermania në Kosovë për të rrëfyer përvojën e tij si reporter i luftës në Kosovë.

Bierdel, i cili ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka shfaqur edhe reportazhet që flasin për luftën e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Loading...

“Jam këtu t’ju tregoj çfarë kam përjetuar unë, dhe unë nuk mund të rrija duarkryq duke parë çka po ndodhte dhe të mos raportoja e t’i tregoja botës për këtë çka po ndodhte. Bajram Kelmendi ishte avokat brilant, njeri i shkëlqyer, i cili u vra nga serbët. Njerëz të mirë u vranë, u maltretuan nga serbët”, ka thënë Bierdel.

Ai ka deklaruar se për të emocionet e rikthimit në Kosovë kanë qenë të përziera me kujtimet e ngjarjeve të tmerrshme të 20 vjetëve më parë. Gazetari Bierdel, përveç raportimit gjatë luftës, ka përcjellë edhe rrugëtimin e Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button