Gazetarja serbe: Kjo është përgjigja ime per fashistët serb

Vera Rankovic, korrespodente e redaktore e dikurshme e televizionit shtetëror serb RTS, ndërsa tash artiste, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një fotografi, në të cilën i mban duart e vëna në formë të shqiponjës dykrerëshe, simbolit shqiptar.

Ajo këtë veprim e ka bërë në shenjë mbështetjeje të pronarit të furrës “Roma”, i cili për shkak se një punëtor i tij e ka treguar këtë shenjë është gjendur në mesin e huliganëve.

Loading...

“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyra”, ka shkruar ajo pranë fotografisë së vënë në Facebook, transmeton gazeta “Blic” në portalin e saj në internet.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button