Historia e Nada Zhitit, shqiptares që garon në zgjedhjet e Italisë

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Votuesit e thirrur për të votuar për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë; mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni dhe 20 kryeqendra provincash. Nga veriu në jug të Italisë – në mbështetje të listave dhe partive të ndryshme politike, do të ketë mbi 160 kandidatë me origjinë shqiptare. Tirananews.al bisedoi me një prej kandidateve e cila është shqiptare.

Nada Zhiti është larguar që e vogël nga qyteti bregdetar i Durrësit bashkë me familjen sapo u hapën kufijtë. Ajo u rrit dhe u shkollua në vendin fqinj ku ka tashmë një karrierë të suksesshme si avokate, ndërsa sapo ka nisur edhe rrugëtimin e saj në politikë duke kandiduar më 26 maj për Këshillin e Bashkisë të Casale  Monferrato.

-Si shkoi familja juaj në itali dhe cila është jeta juaj atje?

Kam qenë e vogël kur kam ikur. Kujtimet e mia janë shumë të bukura. Po besoj që për prindërit e mi, si të tjerët që imigruan,  ishte e vetmja zjedhje për t’u larguar nga ai sistem dhe në vitin 1991 emigruan në Itali.

Jeta ime aktuale bazohet në një karrierë si avokat dhe si politikane  në fillim të kësaj esperience si kandidate per keshillin e bashkis te Casale  Monferrato

-Si vendosët që të ndërmerrni këtë hap për të kandiduar për këshillin e Casale Monferrato?

Kam pasur këtë propozim dhe pasi kam reflektuar që përfaqësoj plotësisht shembullin e integrimit, pranova.

-Pse mendoni se ata do të duhet të votojnë për ju?

Unë jam bija e dy emigrantëve dhe kam treguar se me sakrificë, përkushtim dhe dëshirë kam arritur të demostroj se suksesi në Itali është i mundur Por Jo  vetëm për këtë arsye ato  duhen të votoj se sakrifica dhe vullneti janë elemente  kryesore për administruar

-Ju posedoni një shtetësie të dyfishtë. Të flasësh gjuhë të shumëfishta është një pikë avantazhi apo disavantazhi për ty dhe pse?

Unë besoj se të kesh dy shtetësi të dyfishtë dhe të flasësh dy gjuhë është një vantazh  sepse të pasuron si person dhe të ndihmon të kuptosh se ka vlerë dhe është e arritshme një bashkim  i kulturave të ndryshme

– Çfarë të thanë të afërmit kur u the: Unë do të kandidoj…

Prinderit më mbështesin në këtë zgjedhje dhe janë shumë krenar për karrierën time në politikë, sidomos për faktin që  i ruaj idealet e mia si kandidate jo për votat, por për dëshirën që  të jap një kontribut për territorin e Casale Monferratos.

– Ju jeni me origjinë shqiptare. Çfarë është Shqipëria për ju?

Jam krenare që kam jetuar fëmijërinë time në Durrës, ku kam jetuar një fëmijëri të lumtur.  Shqipëria për mua është një shtet i bukur dhe interesant.  Unë jetoj në Italinë veriore dhe nganjëherë më mungon klima e Durrësit

Çfarë do i thoni kandidatëve të tjerë me origjinë shqiptare të cilët konkurrojnë në lista të tjera?

Shpresoj qe të fitojë kush mundet të përfaqësojë më mirë komunitetin tonë.

-Çfarë synoni në këto zgjedhje të sillni?

Jam kandidate në një parti që vepron brenda qendrës së majtë “progressisti per Casale. Propozimi dhe qëllimi im është krijimi i një modeli social që të dijë të mbledhë dhe të zgjidhë kërkesat e njerëzve. Një parti të vëmendshme ndaj nevojave të njerëzve, çështje të tilla si puna dhe mjedisi nuk mund të mungojne.

Back to top button