Jahjaga: Kërkoni llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka folur para Kongresit Amerikan për luftën e fundit në Kosovë.

Jahjaga ka thënë se është barrë e rëndë kur flitet për viktimat që ka lënë lufta e fundit në Kosovë. Derisa ka shtuar se ato duan që drejtësia ta kryej punën e saj.

“Njerëzorja dhe dinjiteti u zhveshën nga ne dhunshëm 20 vjet më parë duke qenë se shqiptarët i pësonin shkeljet më të rënda. Nuk është barrë e lehtë kjo. Ato duan t’u dëgjohet zëri i tyre. Jemi falënderues ndaj SHBA-së që na ka ndihmuar që ta hapim një kapitull të ri. Nga ana tjetër institucionet e Beogradit kanë bërë pastrim etnik dhe krime të ndryshme. Më shumë se 1.5 milion shqiptarë u zhvendosën. Nga ana tjetër u ndanin gratë dhe burrat, për t’i ekzekutuar”, ka deklaruar Jahjaga.

Ajo para Kongresit ka thënë se janë 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovës.

“Gjatë luftës në Kosovë ka pasur më shumë se 100 vrasje masive, disa të inçizuara, mijëra njerëz të vrarë. Më shumë se 1800 fëmijë nën moshën 18 vjeçare janë vrarë. Nga ana tjetër 1600 të tjerë janë të pagjetur. Po ashtu janë 20 mijë gra të dhunuara dhe 2/3 e objekteve janë të shkatërruara në themel. Unë kam takuar qindra gra të dhunës seksuale ku ato ende vuajnë edhe tani pas shumë vitesh për shkak të stigmës ndaj tyre. Ato ende kërkojnë ndihmë, dhe nuk mund ta gjejnë vetën. Ato jetojnë në kushte të rënda, dhe për të ecur tutje ato kanë nevojë për drejtësi dhe njohje”, është shprehur ajo.

“Apeloj tek anëtarët e Kongresit Amerikan që të kërkojnë llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë”, është shprehur Jahjaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button