Katër shtyllat kryesore të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një debati me gazetarët në TCH bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova janë duke nënshkruar një marrëveshje e cila do të bazohet në katër shtylla kryesore.

Marrëveshja, sipas ministrit Cakaj, do të jetë në një sërë fushash, duke filluar që me ato diplomatike, duke shkuar deri tek aktivitetet kulturore, ku do të krijohet edhe një kalendar i përbashkët i aktiviteteve kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shtylla e parë është ajo diplomatike, ku do të fillojë procedimi me ambasadat e përbashkëta. Shtylla e dytë është ajo konsullore, do t’i hapim konsullatat e përbashkëta sipas modelit të Barit, Milanos, Kopenhagenit dhe Mynihut. Shtylla e tretë është profesionale do të procedojmë me këmbimin e strukturave diplomatike, nëpër ambasadat e njëra-tjetrës dhe shtylla e katërt është kulturore, ku do të zhvillohet një kalendar i unifikuar të aktiviteteve Kosovë-Shqipëri”, – theksoi Cakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button