Këngëtari Lenny Kravitz shëtit nëpër Shkup, mahnitet nga tingujt e çiftelisë (VIDEO)

Lenny Kravitz ka kaluar pak orë duke shëtitur përreth Shkupit.

Këngëtari i njohur botëror, Lenny Kravitz, nga muaji mars ka filluar turneun e tij europian të koncerteve, ndërkaq sot pritet të performojë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Loading...

Një ditë para se ta argëtojë publikun me këngë të tij, këngëtari doli në rrugët e Shkupit dhe u takua me një numër qytetarësh, në mesin e tyre edhe me një të moshuar, të cilin e duartrokiste teksa i jepte çiftelisë.

“Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur duke takuar njerëz të bukur”, shkroi ai në videon që e postoi në rrjetet e tij sociale, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button