Kim Mehmeti: Evropa do ta paguaj gabimin që bëri në kohën e Millosheviçit

Shkrimtari Kim Mehmeti është kritik i BE në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se Evropa do ta paguajë edhe çmimin dhe gabimin që e bëri në kohën e Millosheviçit.

“Evropa duhet ta paguajë çmimin e asaj që donte të ndërtojë shtete demokraci me stabilokratë, jo me demokratë. Politikanët tanë kurrë nuk kanë qenë demokratë, por kanë qenë i pari i mëhallës që ka garantuar që do ta mbajnë mëhallën nën kontroll. Dmth këta në kontrollonin ne, nuk na ndërtonin institucione.

Loading...

Evropa do ta paguajë edhe çmimin dhe gabimin që e bëri në kohën e Millosheviçit. Evropa donte të ndërtonte paqe me mjeshtrin e luftës edhe me Kasapin e Ballkanit. Edhe tani Evropa mundohet të ndërtojë shtete demokratike, do të luftojë korrupsionin me shefat e korrupsionit.

Do të luftojë departizimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me njerëzit që dinë të ndërtojnë parti të forta, por nuk dinë të ndërtojnë shtet institucional. Evropa përballet tani me këtë problem. Ne shqiptarët e ëndërrojmë ëndrrën e dyfishtë, vetëgënjimin e dyfishtë. Vetëgënjimi i parë ishte që hajduti i partisë time ishte i mirë, por ai tjetri nuk bën.

 I dyti ishte qe demokracia është vetëm llafazani, nuk është veprim. Evropa bëri mëkatin që donte të na bindte se me parajsa ndërtohet me muratorët e ferrit. Sa më bandit është ai që garanton stabilitetin, aq edhe më i përdorshëm është për Evropën, që nuk duhet të jetë kështu“, tha Kim Mehmeti.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button