Lodrat, rrobat e librat shkollorë të fëmijëve të vrarë në Kosovë, për herë të parë në një ekspozitë

Lodrat, rroba, librat shkollor, vizatimet e gjësendet e tjera që kishin lënë pas, fëmijët e vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë u prezantuan mbrëmë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, shkruan KultPlus.

Ekspozita e cila u hap dje në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë iu dedikua 1024 fëmijëve të vrarë e 109 fëmijëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo ekspozitë nuk u hap vetëm për ti kujtuar e nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar të vërtetën për vrasjen e tyre.

Loading...

Në hyrje të ekspozitës ishin të shkruar të gjithë emrat e të vrarëve, duke vazhduar me fotografitë e tyre e  gjësendet e tjera ku secila prej tyre mbante shënimet se kujt i përkisnin ato. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shumë mysafirë e familjarë të të vrarëve të cilët gjatë gjithë kohës ishin të emocionuar dhe me lot kujtonin fëmijët e tyre.

Drejtoi i Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj tha që ky Fond ka më shumë se që një vit që mendon që të ndërtoj një memorial për kujtimin e fëmijëve të vrarë, e po ashtu ai shtoi që në këtë ekspozitë është shfrytëzuar një pjesë nga hulumtimi 20 vjeçar i Fondit për të Drejtën Humanitare.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka më shumë se një vit që planifikon që në 20-të vjetorin e luftës në Kosovë të ndërtojmë një memorial për fëmijët të cilët janë vrarë apo zhdukur si pasoj e luftës. Për përgatitjen e kësaj ekspozite është shfrytëzuar një pjesë e hulumtimit 20 vjeçar të Fondit për të drejt humanitare” tha Blakaj.

Dea Dedi, e cila ishte pjesë e ekipit të ekspozitës tha për KultPlus se që një vit kanë punuar intenzivisht për të mbledhur të dhëna nga familjarët e të vrarëve dhe se kjo ekspozitë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me ta.

“Që dy dekada Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka punuar që ti dokumentoj krimet e luftës, e që një vjet jemi duke punuar intenzivisht për të mbledhur të dhënat dhe i kemi kontaktuar familjarët, për të kuptuar se cila është mënyra më e mirë që ti kujtojmë fëmijët, sepse është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme e gjitha kjo u bë e mundshme me bashkëpunimin e familjarëve” tha Dedi për KultPlus.

Ekspozita do të jetë e hapur një vit për publikun në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sulejmani”. Kjo ekspozitë u mundësua nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe u mbështet nga National Endoëment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kuratore e ekspozitës ishte Blerta Hoçia. /Gzim Mujaj/ KultPlus.com

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button