Loja hero-tradhtar dhe një kujtesë për Ramën në mes të Beogradit

Nga Enver Robelli/  

Kur Edi Rama tha në Beograd se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mijëra shqiptarë dolën në rrugë dhe e hodhën vallen me tupan e surle. Ishte pak irracionale ajo dalldi, por nejse, gëzimi i papërmbajtshëm duket simpatik.

Loading...

Tash një përshëndetje mes Edi Ramës dhe kryetarit serb në Berlin, ku ata dy shihen duke u përqafuar shkurt, po shërben që patrioti i djeshëm Edi Rama të përshkruhet sot si tradhtar.

Kjo pamje po shfrytëzohet nga mbështetësit e kryeministrit të Kosovës për të bërë krahasime fluturuese – dje Enver Hoxha me Dushan Mugoshën, sot Edi Rama me Aleksandër Vuçiqin. Pjesën tjetër mund ta merrni me mend – tradhti ndaj Kosovës.

Ndoshta është sakrilegj, por duhet t’u përkujtohet propagandistëve se pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës për herë të parë në vitin 2004, Ramush Haradinaj i dha një intervistë një gazete austriake, ku thoshte se edhe Kosova duhet t’i kërkojë falje Serbisë për krime të luftës. Për kontaktet e tij me Milan Radoičić-in tashmë dihet.

Andaj loja hero-tradhtar është e pafundme.

Si Kosova, si Shqipëria kanë nevojë të madhe për politika zhvillimore dhe jo për gozhdime të përditshme mes politikanëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button