Mediat serbe: Hashim Thaçi do të kërkojë edhe jugun e Serbisë

E përditshmja serbe ‘Novosti‘ shkruan sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në takimin e iniciuar nga presidenti francez Emanuel Macron, për të gjetur ‘mbështetje për idenë e tij që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pjesë e jugut të Serbisë, duhet t’i bashkohen Kosovës.

“Ai e konsideron këtë si një ndreqje të një padrejtësie historike”,shkruan Novosti.

“E shoh të nevojshme korrigjimin e kufirit, por pa u prekur territori i Republikës së Kosovës. Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim dhe këtë ide do ta prezantoj edhe në Paris”, citon “Novosti” deklaratën e Thaçit.

Ky medium serb shkruan se një ‘tendencë e tillë mund të kontribuojë që dialogu të vazhdojë të mbetet i bllokuar, përkundër takimit që ishte thirrur në Berlin më 29 prill edhe edhe këtij në Paris më 1 korrik.

Duke folur për takimin e 1 korrikut në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka drejtuar edhe një herë gishtin kah Beogradi, shkruan Novosti serb.

Në lidhje me planin e Thaçit, ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin i tha “Novosti” se Serbia për Kosovën në vitin 1999 shtyu bombarduesit strategjik dhe raketat “tomahavk”, por jo forcën e terroristëve të shpartalluar, siç i cilëson ai të “ Shiptarëve”:

“As atëherë, as tani, “Siptarët” me ose pa Thaçin, nuk kanë vendosur as për veten e as për Serbinë. Vuçiç vendos në përputhje me interesat e Serbisë, dhe Thaçi i thotë atij se si. Prandaj kjo është arsyeja pse ai thotë marrëzira dhe fjalë të pakuptimta, sepse ai e di se ajo që thotë ai, nuk detyron askënd dhe asgjë”, thotë Vulin.

Udhëheqësit politikë nga Prishtina dhe Tirana, sipas kësaj gazete, kanë bërë një strategji të përbashkët përpara takimit të planifikuar me një delegacion nga Beogradi në kryeqytetin e Francës.

Novosti serb, shkruan se ekziston një strategji e udhëheqësve politikë nga Prishtina dhe Tirana përpara një takimi të planifikuar në kryeqytetin e Francës.

Për përgatitjet për Prishtinën për samitin në Paris, Thaçi ka biseduar të martën me kryeministrin Edi Rama, ndërsa edhe presidenti i këtij vendi, Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, hëngrën darkë në portin e Durrësit ku, siç thuhet, kanë biseduar edhe për çështjet kufitare të Serbisë dhe Kosovës”.

Duke komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberit, se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën do të ishte zgjidhja më e mirë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se ato janë vetëm dëshirat e individëve, por realiteti është krejt ndryshe.

Back to top button